Uzm. Dr. Tuncer Onuktav
Fizioterapi dhe rehabilitim

Specialiteti
Fizioterapi dhe rehabilitim
Dr. Tuncer Onuktav, i lindur në Van, e përfundoi arsimin e mesëm në Gjimnazin Atatürk të Vanit. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit, dega ushtarake.
Pas shërbimit në repart në Divizionin e 1-rë të Blinduar, Dr. Tuncer Onuktav përfundoi në vitin 1974 specializimin në Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim në Akademinë e Mjekësisë Gülhane në Ankara.
Si mjek specialist shërbeu në spitalet ushtarake të Erzincanit, Bursës dhe Çorlusë.
Pas daljes në pension nga Forcat e Armatosura Turke, Dr. Tuncer Onuktav vazhdoi për një kohë punën në ordinancën e tij private. Në vitin 2013 e mbylli ordinancën dhe filloi punën në Qendrën e Fizioterapisë dhe Rehabilitimit Rommer.
Dr. Tuncer Onuktav, i cili i trajton pacientët duke kombinuar sipas nevojës terapinë neurale me metoda të tjera, vazhdon punën e tij edhe në fushën e akupunkturës dhe të proloterapisë.
